35-vjeçari merret nën akuzë/ Pas divorcit, merr fëmijët dhe s’ia kthen më ish-gruas e cila kishte kujdestarinë

35-vjeçari merret nën akuzë/ Pas divorcit, merr fëmijët dhe s’ia kthen më ish-gruas e cila kishte kujdestarinë

Një 35-vjeçar është marrë nën akuzë pasi ka rrëmbyer fëmijët e mitur nga ish-gruaja e tij dhe nuk ia ka kthyer më pas. I dyshuari është nga Shkoza, kurse denoncimi është bërë në Policinë e Maliqit, e cila konfirmoi ngjarjen e ndodhur. Për shkak të konflikteve familjare dhe divorcit, 35-vjeçari ka pretenduar prindërimin e fëmijëve të mitur, duke mos i kthyer më te ish-gruaja, e cila kishte kujdestarinë e fituar nga Gjykata. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Shkozë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, i ka marrë ish-bashkëshortes, fëmijët e tyre të mitur, dhe nuk ia ka kthyer më”, njoftoi policia vendore. Hetuesit po marrin në...