Seanca paraprake për Veliajn më 29 shtator, përballet me 5 akuza penale

Seanca paraprake për Veliajn më 29 shtator, përballet me 5 akuza penale

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar datën 29 shtator, ora 12:00, për zhvillimin e seancës paraprake ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe të pandehurve të tjerë në këtë çështje. Gjyqtarja Etleva Deda do të shqyrtojë në këtë fazë të procedurës penale pranueshmërinë e akuzave të ngritura nga SPAK. Veliaj akuzohet për pesë vepra penale, të cilat do të bëhen publike gjatë seancës. Erion Veliaj akuzohet për korrupsion, vepër e kryer 9 herë në bashkëpunim, pastrim parash, shpërdorim detyre, mosdeklarim pasurie dhe futjen e sendeve të ndaluara në burg. Sipas Prokurorisë, Veliaj përdori pushtetin e kryebashkiakut për t’i dhënë fonde gruas së tij, Ajola Xoxa përmes disa shoqërive dhe organizatave jo fitimprurëse. /vizionplus.tv