Si ndikojnë ushqimet e procesuara tek funksionimi i trurit

Si ndikojnë ushqimet e procesuara tek funksionimi i trurit

Ushqimi i procesuar dëmton kujtesën. Të gjitha ato ushqime që etiketohen si junk food globalisht, ndikojnë drejtpërdrejt te një grup neuronesh që janë përgjegjës në kodifikimin e kujtimeve, dhe efekti është shumë i shpejtë. Sipas grupit kërkimor të Universitetit të North Carolina në SHBA dhe të publikuar në revistën shkencore Neuron, kjo pasojë i shtohet listës së gjatë të efekteve negative që kanë në organizëm ushqimet e pasura me sasi të larta yndyrnash të dëmshme. Por organizmi i njeriut, fatmirësisht, ka një mekanizëm ripërtëritjeje, që ndodh nëse i rikthehet një regjimi ushqimor të shëndetshëm. Prej kohësh shkenca është në dijeni që një dietë e pasur me yndyrna ndikon në funksionimin e trurit dhe mënyrën si ai asimilon glukozën. Në rastin e ushqimit të procesuar, ku...