Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
FOTO+EMRI/ Kush është 43-vjeçari shqiptar që u vra me armë zjarri në Kanada
paulin harusha KANADA- Një 43-vjeçar shqiptar, Paulin Harusha është vrarë me armë zjarri në Kanada. Viktima u qëllua me armë brenda automjetit të tij, ndërsa autorët u larguan pa mundur që të identifikohen nga policia. Sipas raportimeve të policisë, ngjarja ndodhi pak para mesnatës, në sheshin mes Victoria Park Avenue dhe Sheppard Avenue East. Oficerët e patrullës mbërritën në vendngjarje dhe gjetën një burrë me plagë të shkaktuara nga armët e zjarrit. Inspektori Jonathan Rose njoftoi për mediat se, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për shpëtimin e jetës, viktima, i identifikuar si Paulin Harusha, 43 vjeç, nga Shkodra, baba i dy fëmijëve u shpall i vdekur në vendngjarje. "U morën masa për shpëtimin e jetës, megjithatë, për fat të keq, viktima u shpall I vdekur...