Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Tregtia me pakicë, turistët dhe shqiptarët po preferojnë të udhëtojnë jo të konsumojnë
Tregtia me pakicë ka vijuar rritjen në tremujorin e dytë të këtij viti, e nxitur nga numri i lartë i turistëve që vizitojnë vendin.Megjithatë, të dhënat e INSTAT nxjerrin në pah një sjellje interesante të konsumatorëve, si vendas ashtu dhe të huaj, gjatë kësaj periudhe, atë të rritjes së fortë të konsumit të karburantit dhe ngadalësimit të produkteve të tjera.Sipas INSTAT, Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, i llogaritur bazuar në deflatimin e indeksit të shitjeve në vlerë, arriti 117,1 duke shënuar një rritje 6,2 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2024. Ritmet e rritjes janë ngadalësuar në raport me dy tremujorët e mëparshëm, kur treguesi zgjerohej me mbi 7%.Të ndara sipas kategorive, rritja është udhëhequr dukshëm nga konsumi i karburanteve. Indeksi...