“Dosja Veliaj”/ SPAK çoi dosjen për gjykim, GJKKO zhvillon më 29 shtator seancën paraprake

“Dosja Veliaj”/ SPAK çoi dosjen për gjykim, GJKKO zhvillon më 29 shtator seancën paraprake

Pasi SPAK dërgoi më 10 shtator dosjen për gjykim, gjyqtarja e GJKKO-së Etleva Deda ka caktuar datën 29 shtator për të zhvilluar seancën paraprake për Erion Veliajn, bashkëshorten Ajola Xoxa dhe të pandehurit e tjerë. Seanca nis në orën 12:00, ku do të vendoset nëse dosja do të kalojë për gjykim apo jo.   Veliaj do të përballet me 5 vepra penale në gjykatë, korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli. Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, në raport me disa kompani. Sipas SPAK, ai ka marrë përfitime të parregullta në para dhe pasuri të paluajtshme, ndërsa kompanitë kanë përfituar leje ndërtimi apo fonde publike nga bashkia.   Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe...