“Duhet të nisim Reformën Zgjedhore”/ Balla: S’e kemi shkrirë Komisionin e Integrimit. T’i bëjmë bashkë punët e BE!

“Duhet të nisim Reformën Zgjedhore”/ Balla: S’e kemi shkrirë Komisionin e Integrimit. T’i bëjmë bashkë punët e BE!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla nga Kuvendi i Shqipërisë reagoi pas pretendimeve të opozitës, ndërsa theksoi se mazhoranca nuk ka shkrirë Komisionin e Integrimit.  Ai ftoi opozitën që të bashkohen në çështjen e integrimit.  “Punë të mbarë në këtë legjislaturë historike, që do të donin të gjithë, majtas, djathtas që të përmbyllej me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Sot është një ditë e bukur, ndërsa Shqipëria e hapjen e 4 kapitujve të tjerë, shkon drejt një hapi tjetër. Me angazhimin e kësaj shumice dhe kësaj pakice, shpresoj që t’i mbyllim kapitujt brenda krishtlindjeve të 2027. Të gjithë së bashku, të majtë dhe të djathtë, dhe ti Dritan, se i ke harruar ca gjera, të shkojmë në Parlamentet Europiane. Kjo maxhorancë do të propozoj në Kuvend edhe çështje...