Bardhi: Ndryshimi i strukturës së re të Kuvendit duhet t’ju turpërojë, flisni për hapje kapitujsh e përralla integrimi

Bardhi: Ndryshimi i strukturës së re të Kuvendit duhet t’ju turpërojë, flisni për hapje kapitujsh e përralla integrimi

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi hodhi sërish akuza për strukturën e re të Komisioneve Parlamentare. Nga Foltorja e Kuvendit, Bardhi tha se nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të botës ku strukturat e Kuvendit të diktohen nga kreu i ekzekutivit. Duke u ndalur te Komisioni i Integrimit, që tashmë do të drejtohet nga maxhoranca, Bardhi u shpreh se procesi i anëtarësimit është mision kombëtar dhe jo partiak. Sipas tij, qeveria Rama e përdor procesin e integrimit vetëm për propagandë. “Të nisësh detyrën më të lartë shtetërore si kryetar i kuvendit në shkelje të rregullores së kuvendit, do t’ju duhet t’ju turpërojë. Për të kaluar për rregulloren me procedurë të përshpejtuar. Në fakt, shqetësimi më i madh që ka ky kuvend është...