Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Nisët detyrën në shkelje të Rregullores”/ Bardhi-Peleshit: Mos u bëni vartës të dikujt tjetër…
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit, Niko Peleshi, gjatë fjalës së tij në seancën plenare të ditës së sotme. Bardhi deklaroi se Peleshi ka nisur detyrën në shkelje të Rregullores së Kuvendit, duke u ndalur konkretisht te mënyra e thirrjes së seancës plenare, konkretisht me kohën e publikimit të rendit. Ai kërkoi që Peleshi të kërkojë ndjesë ndaj deputetëve, ndërsa I bëri thirrje të mos bëhet vartësi i dikujt tjetër. “Shpreh keqardhjen që detyrën si kryetar i Kuvendit e nisje në shkelje të Rregullores. Keni nisur seancë me rend dite të njoftuar më pak se 24 orë më parë, kur në Rregullore përcaktohet se duhet njoftuar jo më vonë se 2 ditë më parë.Të nisësh detyrën më të lartë shtetërore pas presidentit në shkelje të...