Struktura e re e Kuvendit/ PD: U diktua nga Rama! PS: U besuam komisione jetike! Seanca ndërpritet 2 orë 

Struktura e re e Kuvendit/ PD: U diktua nga Rama! PS: U besuam komisione jetike! Seanca ndërpritet 2 orë 

Me debate dhe përplasje mes opozitës dhe mazhorancës nisi seanca plenare e Kuvendit, pas kërkesës së PS për të kaluar me procedurë të përshpejtuar ndryshimet në rregullore. Seanca plenare nisi në 10:00 dhe deputetët do të rikthehen sërish në 12:30, ku pritet të votohen edhe ndryshimet në arkitekturën e Kuvendit, pas propozimeve që kryeministri Edi Rama bëri për ristrukturimin e komisioneve të përhershme parlamentare.  Opozita nuk është dakord për këto ndryshime dhe përmes kreut të grupit, Gazment Bardhi thanë se ndryshimet po miratohen në mënyrë të njëanshme. Bardhi tha se opozitës po i ngushtojnë hapësirën dhe se po i heqin komisionin e integrimit, një prej kartave më të forta të opozitës të paktën gjatë legjislaturës së kaluar. Bardhi tha se është një turp, që ndryshimet e Kuvendit po diktohen nga ekzekutivi.  Nga ana...