Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Kur Sali Protopapa i vërtetë, i shkoi Dritëro Agollit në shtëpi pas rënies së komunizmit: A e di kush jam unë?
Nga Eduard Zaloshnja* Në një mbrëmje të fillimvitit 1992, në derën e apartamentit të Dritëro Agollit (te pallati përballë MAPO-s në rrugën e Dibrës), trokiti një burrë i thinjur. Kur Dritëroi hapi derën, burri i thinjur e pyeti: -A e di kush jam unë?. Dritëroi ngriti supet. Dhe me të drejtë. Burri i thinjur kishte ikur nga Shqipëria qysh në vitin e largët 1944. Kur Dritëroi kishte qenë vetëm 11 vjeç. -Jam Sali Protopapa, i tha burri i thinjur. Pas disa të dhjetash të sekondës hutimi, Dritëroi e ftoi Protopapën në shtëpi. Kur Dritëroi i ofroi raki e mish, Protopapa i tha se, ndryshe nga ç’ishte portretizuar në romanin “Komisari Memo” dhe në filmin “I teti në bronz”, ai nuk e kishte vënë kurrë rakinë...