Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Batërdia me fondet e BE, Brukseli zbarkon në Tiranë për të hetuar qeverinë e Ramës, a do të lëshojë kryeministri…
Bashkimi Europian është vënë në lëvizje pas skandaleve që kanë ndodhur në vendin tonë me fondet e BE. Frida Krifca bëri “rrush e kumbulla” milionat që vinin përmes IPARD, ndërsa Ilir Beqaj përdorte fondet e Bashkimit Evropian për qoka. Ky i fundit është në burg, por Frida vijon të livadhisë, edhe pse fondet për bujqësinë janë bllokuar deri në 2026. Zyra e Bashkimit Europian njofton se një delegacion nga Komisioni për Kontrollin Buxhetor, i udhëhequr nga Kryetari Niclas Herbst, do të vizitojë Malin e Zi dhe Shqipërinë nga data 16 deri më 18 shtator 2025. Eurodeputetët do të vlerësojnë ngritjen dhe funksionimin fillestar të mekanizmave të rinj të kontrollit dhe auditimit të krijuar në kuadër të Mekanizmit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor, që...