Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Grabitje me armë në një karburant/ Policia identifikon dhe kap autorët në kohë rekord, dërgohen në paraburgim
Rreth orës 23:00 të së hënës, dy persona të armatosur kanë kryer një grabitje në një pikë karburanti në vendin e quajtur Semës,në njësinë administrative Qendër, rreth 1 kilometër larg qytetit të Librazhdit. Autorët kanë kërcënuar punonjësit me armë zjarri dhe janë larguar nga vendngjarja duke marrë një shumë te konsiderueshme parash. Menjëherë pas sinjalizimit, Policia e Librazhdit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,ka ndërmarrë veprime të shpejta dhe profesionale, duke arritur në një kohë rekord të identifikojë dhe kapë autorët e dyshuar të kësaj grabitjeje. Të dy personat janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim. Ata janë identifikuar si banorë të qytetit të Elbasanit. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të verifikuar nëse autorët janë të...