Shkoi në hotel, 20-vjeçarja në Greqi akuzon të dashurin shqiptar: Më p*rdhunoi

Shkoi në hotel, 20-vjeçarja në Greqi akuzon të dashurin shqiptar: Më p*rdhunoi

Greqi– Policia në Selanik ka arrestuar një 26-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për përdhunim. I riu u arrestua pas një denoncimi nga partnerja e tij. Sipas asaj që 20-vjeçarja i raportoi policisë, në orët e para të së dielës, ndërsa ajo ishte me 26-vjeçarin në një hotel, ai u bë i dhunshëm kundër vullnetit të saj, duke i shkaktuar asaj mavijosje. Ajo gjithashtu e akuzoi atë se kishte përdorur më parë drogë, konkretisht kokainë. Pas denoncimit, i riu shqiptar u arresua. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./vizionplus.tv