Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“5 grupkapituj të hapur në 11 muaj, rekord”, Rama: Hera e parë që kemi zgjedhur me kë të martohemi
Shqipëria hapi sot katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në Bruksel u mbajt Konferenca e 6-të ndërqeveritare me Unionin evropian për Grupkapitullin IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”, ku u hapën 4 kapituj të tjerë: Politika e transportit, Energjia, Rrjetet trans-evropiane, Mjedisi si dhe ndryshimet klimatike. Pas Konferencës Ndërqeveritare, Kryeministri Rama ka mbajtur sot një konferencë të përbashkët me Marie Bjerre, Ministre e Çështjeve Europiane, Mbretëria e Danimarkës dhe Marta Kos, Komisionere Europiane për Zgjerimin. Kreu i qeverisë tha se është hera e parë që një vend, kandidat për në BE hap 5 grupkapituj në 11 muaj. Me nota humori, Rama theksoi se kjo është gjithashtu hera e parë që Shqipëria ka zgjedhur me kë të martohet. Edi...