‘Përjashtimi i opozitës nga Komisioni i Integrimit’, Tabaku: Qeveria ka dështuar të përmbushë detyrimet, procesi duhej të ishte gjithpërfshirës

‘Përjashtimi i opozitës nga Komisioni i Integrimit’, Tabaku: Qeveria ka dështuar të përmbushë detyrimet, procesi duhej të ishte gjithpërfshirës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj përjashtimit të opozitës nga Komisioni i Integrimit, duke e cilësuar këtë veprim si një “hap mbrapa” për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ajo theksoi se ky komision ka pasur gjithpërfshirje dhe ka qenë një kërkesë për qeverinë, por, sipas saj, qeveria ka dështuar të përmbushë detyrimet. Tabaku shtoi se përjashtimi i opozitës në këtë moment është një veprim i cili dëmton avancimin e integrimit. Fatkeqësisht qeveria shqiptare ka dështuar me kohë në këtë drejtim. Përjashtimin e opozitës në këtë moment e shoh si një hap pas.