Trazirat në Serbi, inteligjenca ruse ngre alarmin, BE po përgatit një “Maidan të ri” në Beograd, ja kur pritet

Trazirat në Serbi, inteligjenca ruse ngre alarmin, BE po përgatit një “Maidan të ri” në Beograd, ja kur pritet

Marsela SHYTIA Prej disa muajsh Serbia është përfshirë nga një valë protestash të gjera, të udhëhequra kryesisht nga të rinjtë, të cilët po shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë dhe mënyrës së menaxhimit të situatave sociale, ekonomike dhe politike në vend. Këto protesta kanë marrë përmasa të mëdha, duke u shndërruar në një pikë kthese për të ardhmen politike të Serbisë. Situata nuk po kalon pa vëmendje nga aktorët ndërkombëtarë: Bashkimi Evropian, nga njëra anë, e sheh si një mundësi për të afruar më shumë Beogradin me strukturat evropiane, ndërsa Rusia, nga ana tjetër, shfaq shqetësim se këto zhvillime mund të shndërrohen në një “Maidan serb”, të ngjashëm me atë që ndodhi në Ukrainë në vitin 2014. Paralajmërimi Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë...