Jozefina Topalli ende në atmosferën e dasmës, mungon për betimin në Kuvend

Jozefina Topalli ende në atmosferën e dasmës, mungon për betimin në Kuvend

Jozefina Topalli dhe cifti i sapomartuar TIRANË- Seanca e sotme parlamentare, ka nisur me betimin e 3 nga 4 deputetët që munguan në seancën e të premtes. Ajo që ka rënë në sy është mungesa sërish në seancën e sotme e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, e cila duket se ende është e ‘dehur’ nga dasma luksoze e djalit të saj Genarit, me modelen Cindy Marina. 3 deputetët që u betuan në seancën e sotme ishin Albana Vokshi, Fatmir Mediu dhe Oerd Bylykbashi. Në seancën e sotme në Kuvend, PS ka zyrtarizuar propozimin e saj për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, ndërsa opozita refuzon ndarjen e re të komisioneve parlamentare. /ZËRI