Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
U rizgjodh në krye të grupit parlamentar të PD/ Bardhi: Falenderoj zotin Berisha, do jap 100 për qind nga energjitë e mia
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, u pyet në lidhje me rizgjedhjen e tij si drejtues i këtij grupi. Bardhi u shpreh se pozicionet dhe funksionet nuk janë privilegje, por përgjegjësi që ngarkohen.Bardhi theksoi se ishte vendimmarrje e Sali Berishës për të propozuar emrin e tij ndërsa theksoi se do ta ushtrojë sa më mirë detyrën.“Do jap 100 për qind nga energjitë e mia, falenderoj Sali Berishën dhe grupin e PD. Nuk kam kërkuar asgjë, asnjë shpërblim, nuk i kam vënë gishtin asnjë pozicioni apo përgjegjësie. Ai që drejton një ekip, ndan dhe detyrat e një ekipi. Berisha e ka gjykuar që të jem unë.”-tha Bardhi.Nëse i druhej ndonjë gare përballë një kolegu, Gazment Bardhi u shpreh shkurt “aspak”. Më tej, Bardhi tha se ka...