Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Cassano kritikon ashpër Marottën, pas Juve-Inter: Njerëzit tallin b*thën me të, nuk di cilët janë futbollistët e vet
16 Shtator 2025 10:06 Alfred Lleshi Interi po përgatitet për debutimin në Champions League kundër Ajax, pas dy humbjeve radhazi ndaj Udineses dhe Juventusit. Çështja e portierit (Sommer ose Martinez) dhe zgjedhjet e Chivu ishin temë diskutimi në emisionin “Viva el Fútbol” me Adani, Cassano dhe Ventola. “Fantantonio” shpërtheu kundër drejtuesit zikaltër Beppe Marotta, duke e akuzuar se nuk e mbështet trajnerin: “Në vend që të bëjë vetëm intervista dhe të nxjerrë lajme të filtruara, duhet ta mbështesë Chivu”. Më tej, ish-sulmuesi shtoi: “Është anti-futboll, anti-drejtues, nuk kupton asgjë. Një inkompetent i pastër, njerëzit tallin b*thën me të. Kur flet me lojtarët nuk ka asnjë besueshmëri, njerëzit e marrin për tallje”. Cassano vazhdoi: “Kur shkon në Pinetina nuk di kush janë lojtarët, as të rinjtë....