Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            “Sulm i paprecdentë”/ Kritikat e Ramës për gjyqtarin Boshku, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Vepër penale
                            Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka reaguar pas kritikave të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit Marko Boshku. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve thotë se ky është një sulm i paprecdentë dhe i papranueshëm. Në deklaratë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve thotë se “Postime dhe komente si ai që është bërë ndaj gjyqtarit Marko Boshku janë në kufijtë e veprës penale dhe, si të tilla, do të monitorohen nga kjo Shoqatë, duke vendosur dhe hapat që do të ndërmerren në çdo rast.” Deklarata e plotë: Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë konstaton e revoltuar se sërish kreu i ekzekutivit shqiptar, në një mënyrë tërësish të paprecedentë dhe të papranueshme, ka sulmuar një tjetër gjyqtar të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, z. Marko Boshku. Së pari,...