Rama përballë “murit” të zgjerimit, Marta Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt, duam t’iu kemi në BE sa më parë!

Rama përballë “murit” të zgjerimit, Marta Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt, duam t’iu kemi në BE sa më parë!

Shqipëria hapi sot katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në orën 08:00, në Bruksel u mbajt Konferenca e 6-të ndërqeveritare me Unionin evropian për Grupkapitullin IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”, ku u hapën 4 kapituj të tjerë: Politika e transportit, Energjia, Rrjetet trans-evropiane, Mjedisi si dhe ndryshimet klimatike. Takimi u bashkëdrejtua nga Marie Bjerre, ministrja për Çështjet Evropiane e Danimarkës, vend që mban aktualisht presidencën e BE-së, dhe kryeministri Edi Rama i cili udhëtoi drejt Brukselit një ditë më parë. Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, përgëzoi Shqipërinë për progresin e bërë dhe theksoi objektivin për përmbylljen e negociatave deri në vitin 2027. Marta Kos: I dashur Edi, ky është muri i zgjerimit. Tani jemi të përqendruar te kjo...