Ngacmonte nxënëset e mitura, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit

Ngacmonte nxënëset e mitura, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit

Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim mësuesin që ngacmonte vajzat e mitura. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se ngjarja ka ndodhur më nëntor të vitit 2024, kur prindërit e dy nxënëseve, të identifikuara me inicialet I.B. dhe A.K., denoncuan në polici mesazhe me përmbajtje seksuale të dërguara nga mësuesi përmes aplikacionit WhatsApp. Njoftimi: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin B.D. i akuzuar për veprën penale ‘Ngacmim seksual’ ndaj të miturve, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal. Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1449/2024, rezultoi se ngjarja ka ndodhur më nëntor të vitit 2024, kur prindërit e dy nxënëseve, të identifikuara me inicialet I.B. dhe A.K.,...