Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shqipëria një hap para në anëtarësimin drejt BE/ Rama: Kanë mbetur edhe 5 grupkapituj për t’u çelur. Kos: Do t’i hapim brenda vitit
Kryeministri Edi Rama njoftoi hapjen e 4 kapitujve të rinj të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në Bruksel, kreu i qeverisë u prit nga Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjerimin. Kryeministri u shpreh se kanë ngelur për t’u hapur edhe 5 grupkapituj, ndërsa Kos tha se do të mbyllen brenda vitit. Grupkapitulli 4 përfshin fusha kyçe si tranzicioni i gjelbër, mbrojtja e mjedisit, energjia e pastër, ndërlidhja e qëndrueshme e transportit, të cilat janë në qendër të Marrëveshjes së Gjelbër Europiane dhe prioriteteve strategjike të BE-së. Pjesë nga biseda: Kos: I dashur Edi ky është muri i zgjerimit. Shqipëria ka ecur shumë shpejt, kur erdha në dhjetor ishte e gjitha e kuqe. Qëkur sapo kemi kapur një grupkapitull, do heq të kuqen...