Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kur leukocitet rriten ose bien: Shenja të infeksionit apo paralajmërim për sëmundje më të rënda
Si leukocitet e ulura ashtu edhe ato të ngritura kërkojnë konsultën e mjekut, i cili jep një vlerësim nëse duhen përsëriten dhe kur duhen përsëritur analizat apo kur duhen përfshirë metoda shtesë diagnostikuese Leukocitet janë qeliza të bardha të gjakut me një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit nga infeksionet. Ato prodhohen në palcën e eshtrave dhe marrin pjesë në përgjigjen imune të trupit ndaj sulmit të mikroorganizmave patogjenë. Leukocitet transportohen nëpërmjet qarkullimit në të gjitha indet tona, ku aktivizohen si një “ushtri” që synon të mbrojë organizmin. Ka disa lloje leukocitesh, kryesoret janë granulocitet, limfocitet dhe monocitet. Çdo lloj ka funksionin e tij specifik dhe të gjithë kanë fuqinë për të zbuluar dhe shkatërruar mikroorganizmat, viruset, bakteret ose substanca të tjera toksike të...