Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura – Prokuroria e Korçës çon në gjyq mësuesin e artit
                            Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim mësuesin e artit, shtetasin B.D., i akuzuar për veprën penale “Ngacmim seksual” ndaj të miturve, në bazë të nenit 108/a/2 të Kodit Penal. Sipas dosjes hetimore, ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit 2024, kur prindërit e dy nxënëseve të mitura, me inicialet I.B. dhe A.K., kanë paraqitur kallëzim në polici për mesazhe me përmbajtje seksuale të dërguara përmes aplikacionit WhatsApp nga ana e mësuesit. Njoftimi i prokurorisë:  Ngacmonte nxënëset e mitura, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit për veprën penale ‘Ngacmim seksual’ Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq...