Qeveria fut në Kuvend pr/ligjin për gjininë/ Nuk ka ndarje të prerë, burrë dhe grua

Qeveria fut në Kuvend pr/ligjin për gjininë/ Nuk ka ndarje të prerë, burrë dhe grua

Projektligji i ri për ‘Barazinë Gjinore’, i dorëzuar këto ditë në parlament, ka ndryshuar ndjeshëm nga drafti fillestar, duke zëvendësuar konceptin tradicional të burrit dhe gruas me një përkufizim gjithëpërfshirës të gjinisë. Kjo është tentativa e dytë e kryeministrit Ramës për të futur këtë ligj në Kuvenmd. Herën e parë, projektligji u rrëzua nga Gjykata Administrative, duke hedhur poshtë vendimin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, kundër Pastorit Akil Pano. Vendimi lidhet me iniciativën e komunitetit LGBTQ që kërkonte zëvendësimin e prindërve me termin ‘Prindi 1’ dhe ‘Prindi 2’. Sipas tekstit të ri të depozituar fshehurazi në Kuvend, ‘gjini’ përfshin identitete të tjera përtej binaritetit burrë-grua, duke u lidhur me barazinë dhe mosdiskriminimin për identitetin dhe shprehjen gjinore. Drafti fillestar, Neni 4, i publikuar për...