Dy seanca sot në Kuvend, votohet Byroja dhe kryesitë e komisioneve parlamentare

Dy seanca sot në Kuvend, votohet Byroja dhe kryesitë e komisioneve parlamentare

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të martë në dy seanca plenare, pak ditë pas konstituimit të legjislaturës së re dhe zgjedhjes së Niko Peleshit në postin e kryetarit të Kuvendit. Sipas vendimit të firmosur nga kryetari i Kuvendit, seanca e parë plenare është planifikuar në orën 10:00, ndërsa e dyta në orën 17:00. Në seancën e paradites janë parashikuar tre pika në rendin e ditës: votimi i zëvendëskryetarëve të Kuvendit, sekretariatit teknik dhe Byrosë së Kuvendit. Në seancën e pasdites është planifikuar zgjedhja e kryesive të komisioneve të përhershme parlamentare. Dy seancat plenare pasojnë takimin konsultues të një dite më parë që kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi me krerët e grupeve parlamentare, ku u diskutua mbi propozimet e kryetarit të Partisë Socialiste, njëherazi kryeministrit...