Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Dëshmia e James Rubin në Speciale shpëton Hashim Thaçin: Ai nuk kishte autoritet mbi UÇK!
Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, dëshmitari i parë i mbrojtjes së Hashim Thaçit, dëshmoi për disa orë në Hagë mbi njohjen, takimet dhe komunikimet me Thaçin dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së. Ai e përshkroi rolin e Thaçit në UÇK si politik, duke theksuar se nuk kishte autoritet të plotë mbi komandantët e saj. Rubin rrëfeu, gjithashtu, se Thaçi fillimisht e refuzoi nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë, nga frika se do të konsiderohej si njeriu që ka hequr dorë nga pavarësia e Kosovës. Ai tha se Thaçi duhej të merrte miratimin e komandantëve për çdo vendim të rëndësishëm ushtarak. Ai, gjithashtu, deklaroi se nuk kishte asnjë informacion që lidh Thaçin ose të akuzuarin tjetër, Jakup Krasniqi, me pretendimet për vrasje apo ekzekutime....