Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ndryshimet në formatin e ri të Champions-it, nga “vjedhja” e faktorit fushë te finalja në orën 18:00
16 Shtator 2025 8:49 Alfred Lleshi Champions League rikthehet me edicionin e 71-të dhe të 34-tin nën këtë emër, duke sjellë ndryshime të rëndësishme pas reformës së vitit 2024. Finalja e madhe e vitit 2026 do të luhet më 30 maj në “Puskás Aréna”, Hungari, por ndryshe nga tradita, ora e ndeshjes nuk do të jetë 21:00, por 18:00. UEFA thekson se ky ndryshim synon atmosferë më miqësore për familjet dhe fëmijët. Formati i ri (2025/26): 36 ekipe marrin pjesë në fazën e ligës, secili me 8 ndeshje kundër 8 kundërshtarëve të ndryshëm (4 në shtëpi, 4 jashtë). Nuk ka përballje mes ekipeve të të njëjtit vend në këtë fazë. 8 vendet e para kalojnë direkt në 1/8 finale. Vendet 9-24 luajnë “play-off” vajtje-ardhje për 8 “biletat” e...