Zbardhet dosja hetimore, kush është “profesori” që koordinonte skemat piramidale online

Zbardhet dosja hetimore, kush është “profesori” që koordinonte skemat piramidale online

Grupi i personave të arrestuar nga policia e Fierit, të dyshuar si të përfshirë në krijimin e skemave mashtruese piramidale online, kishin si koordinator një person të cilin ata e thërrisnin me nofkën “Profesori”. Në fakt, emri i tij në komunikimet e zbërthyera në rrjetin social Telegram ishte Leo Smith, që nga deklarimet e të arrestuarve rezulton të jetë një shtetas britanik, për të cilin vijojnë hetimet nga Policia e Shtetit. TV Klan ka siguruar dosjen e plotë hetimore të kësaj skeme të goditur, ku vihen re komunikimet që personat e arrestuar kishin pikërisht me të ashtuquajturin “Profesor”. Ky i fundit, krahas organizimit të skemës piramidale, jepte leksione financiare personave të cilët binin pre e mashtrimit, si dhe u thoshte atyre se kjo platformë investimi...