Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zbulohen dy skema të reja piramidale online, policia e Fierit nis hetimet
Policia e Fierit ka nisur hetimet për dy skema të tjera piramidale online. Këto skema janë të ngjashme me Xuex, firmën piramidale që u godit para disa ditësh nga policia. Në operacionin e kaluar ndaj Xuex, u arrestuan 6 persona, ndërsa 2 të tjerë u shpallën në kërkim. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se janë siguruar foto dhe materiale nga platformat e reja të mashtrimit, të cilat ndihmojnë në identifikimin e personave të përfshirë. Sipas informacioneve paraprake, një nga skemat rezulton tashmë e mbyllur, ndërsa tjetra ka qenë ende aktive deri para pak ditësh. Hetimet janë përqendruar në zbulimin e lidhjeve të mundshme mes këtyre skemave dhe grupit të arrestuar më parë, ose nëse bëhet fjalë për një grup tjetër. Shuma e investuar...