Fier, dy ditë me trashëgiminë arumune: kulinaria, artizanati dhe kultura në një tryezë të përbashkët

Fier, dy ditë me trashëgiminë arumune: kulinaria, artizanati dhe kultura në një tryezë të përbashkët

Në datat 13 dhe 14 shtator 2025, në mjediset mikpritëse të Kompleksit “Apollon” në qytetin e Fierit, u mbajt një veprimtari dyditore e dedikuar promovimit të trashëgimisë kulturore të pakicave kombëtare në Shqipëri, me fokus të veçantë te komuniteti arumun.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit “Trashëgimia dhe kultura arumune, së bashku dhe në një tryezë”, një nismë e mbështetur nga Komiteti për Pakicat Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, pjesë e Thirrjes së Dytë për vitin 2025 me moton “Diversiteti na bashkon: Ruajmë traditat dhe zakonet, ndërtojmë të ardhmen.” Reklama në FieriWeb - “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ” Në ceremoninë e hapjes morën pjesë anëtarë të komunitetit arumun në Fier, qytetarë të shumtë dhe dashamirës të kulturës....