Superliga: Tirana “dopio” fitore ndaj Partizanit në javën e parë, triumfon edhe Pogradeci

Superliga: Tirana “dopio” fitore ndaj Partizanit në javën e parë, triumfon edhe Pogradeci

Janë luajtur sot ndeshjet e prapambetura të javës së parë të Superligës në volejboll, ku u zhvilluan dy ndeshje derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Skuadra bardheblu i fitoi me rezultatin e njëjtën 3-2 të dyja sfidat, për meshkuj e femra. Fitoren e parë sezonale korri edhe Pogradeci. Meshkujt – Interesante sfida e luajtur në “Fahrie Hoti”, ku pas 2 orësh e 20 minuta lojë, Tirana fitoi 3-2 (18-25, 25-12, 25-19, 22-25, 15-9). Një lojë hera-herës edhe e tensionuar, por të dyja ekipet luajtën me hope. Kjo është humbja e parë e Partizanit kampion. Femrat – Në “Fahrie Hoti”, skuadra e Tiranës triumfoi 3-2 (25-22, 25-14, 25-27, 19-25, 15-12) ndaj Partizanit, një ndeshje emocionuese dhe dramatike. Partizani rikuperoi pas disavantazhit 0-2 me sete, duke çuar ndeshjen...