Alibeaj mbështet uljen e numrit të deputetëve: PD nuk synon më qeverisjen

Alibeaj mbështet uljen e numrit të deputetëve: PD nuk synon më qeverisjen

Ish-deputeti demokrat, Enkeljed Alibeaj, në një intervistë për emisionin “Tema e Ditës” në RTSH 1 HD, ka analizuar situatën politike në Shqipëri, duke vënë në dukje një “skenë dypolare” mes pushtetit dhe opozitës, të cilën e ka cilësuar si “dy anët e së njëjtës monedhë”. Kritika ndaj Partisë Demokratike Alibeaj ka shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e ndryshimeve reale brenda Partisë Demokratike, duke theksuar se “një individ, një personazh dhe mendësia me të cilën ai e ka trajtuar partinë si pronë private” nuk kanë ndryshuar. “Ajo që nuk ka për të ndryshuar është një individ, një personazh dhe mendësia me të cilën ai e ka trajtuar partinë si pronë private,” tha ai. Sipas tij, kjo ka çuar në kompromise me Reformën Zgjedhore dhe Amnistinë...