Spahiu: Nëse Kuvendi bëhet me 101 deputetë, partitë e reja nuk kalojnë dot pragun elektoral

Spahiu: Nëse Kuvendi bëhet me 101 deputetë, partitë e reja nuk kalojnë dot pragun elektoral

Kryeministri Edi Rama propozoi pak ditë më parë se duhet një Parlament me 101 deputetë. Lidhur me këtë juristi Kreshnik Spahiu, në një lidhje skype për emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ tha se nëse Kuvendi bëhet me 101 deputet, kjo mund të bëjë që partitë e reja të mos kalojnë dot pragun elektoral.Spahiu ka deklaruar se strategjia e kryeministrit Edi Rama për ndryshime kushtetuese është planifikuar që pas rezultatit të 11 majit. “Kjo është një strategji e menduar dhe e planifikuar që kur ai pa rezultatin e 11 majit. Rama ka planifikuar që këtë fitore të thellë të përpiqet që të bëjë ndryshime kushtetuese dhe strategjia e tij është e papranueshme sepse mund të ketë pasoja të mëdha. Argumenti që thotë ai se do kursejë...