Aksident i frikshëm në aksin Fier-Patos, makina përplaset dhe përfundon në kanal, shpëton mrekullisht drejtuesi i automjetit

Aksident i frikshëm në aksin Fier-Patos, makina përplaset dhe përfundon në kanal, shpëton mrekullisht drejtuesi i automjetit

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier-Patos, në fshatin Portëz në Fier. Një automjet tip “Renault” , pasi është përplasur me një mjet tip “Golf” dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal. Sipas burimeve nga vendngjarja drejtuesi i automjetit ka shpëtuar mrekullisht pa lëndime të rënda, ndërsa për nxjerrjen e mjetit ka shkuar për ndihmë edhe një mjet zjarrfikës. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti me dëme të konsiderueshme materiale. Top Channel