Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Nga opozitë në pronë private’, Alibeaj zbulon të gjitha pazaret brenda PD-së: Shqiptarët po mashtrohen!
Ish-deputeti Alibeaj, në një emision televiziv e përshkroi sistemin politik si të mbërthyer në një duopol mes pushtetit dhe opozitës, të cilat i quajti “dy anët e së njëjtës monedhë”. Në analizën e tij për Partinë Demokratike, Alibeaj u shpreh se brenda saj nuk ka ndodhur asnjë ndryshim real. “Ajo që nuk ka për të ndryshuar është një individ, një personazh dhe mendësia me të cilën ai e ka trajtuar partinë si pronë private,” tha ai. Sipas tij, ky person ka synuar të mbajë gjithçka për vete, duke bërë kompromise me Reformën Zgjedhore dhe Amnistinë Penale. “Ajo parti nuk synon më qeverisjen,” deklaroi Alibeaj, duke shtuar se, PD është komode në rolin e opozitës së përhershme. “Ndaj, për këtë arsye ajo ndihet komode në të...