Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ura e Milotit, në rikonstruksion emergjent – Tenderi për punimet mbyllet pa ankesa, do zgjatin 8 javë nga nënshkrimi i kontratës
Tenderi për ndërhyrje emergjente në Urën e Milotit mbi lumin Mat është mbyllur pa ankesa, duke i hapur përzgjedhjes që kompanisë që do të kryejë punimet. Hapja e procedurës së prokurimit publik, me një fond limit prej 107.6 mln lekë u bë pas mbylljes së qarkullimit të automjeteve, për shkak të gjendjes së themeleve të saj. Sipas raportit teknik të përgatitur në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës, pilotat mbajtëse të urës janë ekspozuar dhe gërryer 3 – 5 metra, për shkak të erozionit dhe shfrytëzimit të pakontrolluar të shtratit të lumit. Kontrata që synohet të lidhet parashikon betonimin dhe mbrojtjen e pilotave, vendosjen e blloqeve të lidhura (gabioneve) për stabilizimin e shtratit, si dhe pastrimin dhe nivelimin e zonës përreth themeleve. Sipas parashikimeve, këto...