Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Lami: Rama, “pa frena” drejt integrimit. Por duhet monitorim nga opozita për komisionin parlamentar
Pedagogu Roland Lami thotë se qeveria Rama 4 e ka qëllim kryesor integrimin në BE. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Lami u shpreh se komisioni për integrimin duhet t’i takonte opozitës dhe të ishte monitoruese. “Struktura në të cilën duhet ta bësh legjitim këtë projekt, nuk të ndihmon, e ke në pengesë. Po të shikosh precedentin e komisioneve strategjike kombëtare drejtohen nga opozita. Duhet ta marrësh këtë legjitimitim edhe nga opozita. Opozita është ajo që është. Ka nevojë edhe për një lloj monitorimi. Filtri më i mirë, në këtë rast është opozita. Jam dakord. Komisioni Evropian është filtri final. Unë mendoj që duke u nisur nga qëllimi i mirë, më duket si provokim, për të agravuar sjelljen e opozitës. Provokim për të radikalizuar...