Humbja e zgjedhjeve, Hoxha: Secili në PD, duke nisur nga Berisha, do mbajnë përgjegjësi, ndryshe përgjysmohemi

Humbja e zgjedhjeve, Hoxha: Secili në PD, duke nisur nga Berisha, do mbajnë përgjegjësi, ndryshe përgjysmohemi

Anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, ka folur pa doreza në emisionin “Real Story” në ABC News, duke ngritur alarmin për situatën e brendshme në PD dhe rrezikun real që kjo forcë politike të përgjysmohet në zgjedhjet e ardhshme. Hoxha ka deklaruar se, po të ishte pjesë e Grupit Parlamentar, do të kishte votuar kundër rikonfirmimit të Gazment Bardhit si kryetar grupi, ndërsa ka theksuar se është koha për një analizë të thellë dhe mbajtje përgjegjësie. “Nëse nuk dimë të ruajmë votën, atëherë më mirë të shkojmë në shtëpi,” u shpreh ai, duke nënvizuar nevojën urgjente për reformim dhe rikthim të besueshmërisë përpara qytetarëve shqiptarë. “Rikonfirmimi i Bardhit si kryetar grupit, po të isha pjesë e Grupit Parlamentar të PD do të votoja...