Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Hapësirat publike/Rama publikon pamjet: Për 30 vite ishte një parkim i madh ndotjeje
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me lirimin e hapësirave publike. Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga Shkodra, ku shihet transformimi i territorit që më parë ishte i zaptuar në kundërshtim me ligjin. Rama thotë se hapësira e lirë do të shfrytëzohet për t’u bërë park për fëmijët dhe familjet në zonë. “Aty ku për 30 vite ishte një parkim i madh ndotjeje makinash të mbetura si “prova” nga proceset gjyqësore, sot Shkodra po fiton një hapësirë të re jete, me parkun “Dua të luaj”, një vend për fëmijët e familjet me mundësira argëtimi e rekreacioni për të gjitha moshat. Kjo risi e bukur për Shkodrën vjen si rezultat i bashkëpunimit mes Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara...