“Wind of Change” pushton Tiranën, Scorpions ‘ndezin’ kryeqytetin me koncertin në sheshin Skënderbej

“Wind of Change” pushton Tiranën, Scorpions ‘ndezin’ kryeqytetin me koncertin në sheshin Skënderbej

“Wind of Change”, kënga që u bë himni i përmbysjeve të sistemeve totalitare në Europën Lindore, përfshirë Shqipërinë, pushtoi Tiranën mbrëmjen e së dielës, në koncertin e Scorpions në sheshin “Skënderbej”. Qindra fansa nga të gjitha grupmoshat, përfshirë edhe turistë të huaj, ngritën në peshë kryeqytetin teksa shoqëronin grupin e preferuar të rokut gjatë interpretimeve të hiteve më të njohura. Shprehja “Mosha është thjesht një numër” merr vlerë më shumë se kurrë për artistët që japin shprtin në skenë. Një energji e pashterueshme, edhe pas 60 vitesh nga krijimi i grupit legjendar. Me koncertin në Tiranë, Scorpions përmbyllën turin europian, por theksuan se kjo nuk është një lamtumirë, por një mirupafshim në shfaqje të tjera. Top Channel