‘Po thërmohet miti 20 vjeçar’ Bushati: Gjyqi në Hagë po fillon rishkrimin e historisë mbi rolin e liderëve të UÇK-së

‘Po thërmohet miti 20 vjeçar’ Bushati: Gjyqi në Hagë po fillon rishkrimin e historisë mbi rolin e liderëve të UÇK-së

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, dëshmitari i parë i mbrojtjes së Hashim Thaçit, dëshmoi për disa orë në Hagë mbi njohjen, takimet dhe komunikimet me Thaçin dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së. Ai e përshkroi rolin e Thaçit në UÇK si politik, duke theksuar se nuk kishte autoritet të plotë mbi komandantët e saj. Pikërisht dëshmia e James Rubin, ish zv sekretarit amerikan të shtetit dhe njeriut të besuar të Madeleine Albright, sot në Hagë, ka ngritur pikpyetjen nëse epopeja e lavdishme e çlirimtarëve ka pasur vërtet emër, komenton analisti Andi Bushati, i ftuar në studion e “Çim Peka live’ në Syri Tv.  Bushati thotë se kjo mbrojtje juridike po thërmon mitin se UÇK-ja dhe liria ka emrin e Hashim Thaçit, Kadri...