Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            “Rotary Club” nderon aktorin Reshat Arbana për 85-vjetorin e lindjes
                            Aktori i njohur shqiptar, Reshat Arbana feston 85-vjetorin e lindjes. Ai është një nga figurat më të dashura të kinematografisë dhe teatrit shqiptar. Arbana është zëri i shumë vargjeve poetike, nga Gjergj Fishta e deri te më të rinjtë. Rrënjosur në zemrat e publikut për dekada, edhe Rotary Club, si disa institucione në vend, ka vendosur të nderoj artistin. Çmimin e madh ia dha Avni Ponari, presidenti i SIGAL.