Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mashtrimi me ‘XUEX’/ Detaje nga zbërthimi i skemës piramidale, punonjës të administratës të përfshirë
Skema piramidale XUEX ka prekur qindra qytetarë në qytetet e Divjakës, Lushnjës dhe rrethinat, duke mashtruar ata me premisa të marramendëse përfitimi monetar. Sipas detajeve të zbuluara nga dosja hetimore, janë zbuluar më shumë detaje rreth funksionimit të kësaj platforme dhe personave të përfshirë në shpërndarjen e saj. Skema duket se ka përfshirë edhe individë nga nivele të ndryshme të shoqërisë, përfshirë punonjës të administratës lokale dhe qytetarë të zakonshëm, të cilët janë manipuluar për të investuar në platformën mashtruese. Hetimet kanë treguar se Ereledio Sh., një shtetas nga Divjaka, është një nga individët e përfshirë në organizimin e këtij aktiviteti të dyshimtë. Ai ka krijuar një grup në aplikacionin “Telegram” për të rekrutuar pjesëmarrës në platformën XUEX. Ky grup përfshin pesë individë, të cilët...