Kush do të përfaqësojë opozitën në Tiranë? Teliti kritikon vonesën për vendimarrje në PD: Nuk e kuptoj!

Kush do të përfaqësojë opozitën në Tiranë? Teliti kritikon vonesën për vendimarrje në PD: Nuk e kuptoj!

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti u shpreh sot se duke parë situatën dhe kohën në dispozicion, Partia Demokratike duhet të dalë sa më shpejt me një kandidat për Bashkinë Tiranë. Në një intervistë televizive, Teliti deklaroi se do jetë vendim i lidershipit të PD-së. Teliti shtoi se në ditët në vijim strukturat drejtuese nga lidershipi e kryesia të japin vendimmarrjen përkatëse se kush do të jetë ai apo ajo që do të përfaqësojë opozitën në këtë garë elektorale. “Duke qenë se janë zgjedhje të parakohshme koha për primare nuk premton. Për mua nuk duhet humbur asnjë minutë kohë, duhet të dalim sa më shpejt me kandidatin. Për të dalë në terren me qytetarët një orë e më parë. Duhet të jemi te qytetarët...