Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mbyllja e institucioneve shëndetësore serbe në veri të Kosovës, zyrtari gjerman: Përmbahuni! Bien ndesh me..
Duket se marrëdhëniet e kryministrit në detyrë të Kosovës Albin Kurti me partnerët perëndimorë, janë në nivelin më të ulët. Pas SHBA, qeveria e Kurtit, ka marrë kritika të ashpra edhe nga zyrtarë të lartë gjermanë. Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel, i ka bërë thirrje autoriteteve kosovare që të përmbahet nga shënjestrimi i institucioneve shëndetësore në Veri të Kosovës, të drejtuara nga Serbia. Reiffenstuel në një postim në ‘X’ shkruan veprimet shqetësuese të qeverisë së Kosovës, ndikojnë negativisht tek qytetarët dhe janë kundër detyrimeve dhe angazhimeve të saj ndaj BE-së. “I bëj thirrje urgjente Kosovës që të përmbahet nga shënjestrimi i institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia. Veprimet shqetësuese të javës së kaluar ndikojnë negativisht te qytetarët e...