“U abuzova për 7 vite nga i forti i lagjes”, trondit gazetari Tozaj: Rrëfen dramën e jetës në prani të nënës

“U abuzova për 7 vite nga i forti i lagjes”, trondit gazetari Tozaj: Rrëfen dramën e jetës në prani të nënës

Gazetari Elton Tozaj ka tronditur me rrëfimin e tij në studion e “Living Day” në Vizion Plus të moderuar nga Brunilda Lahe. Tozaj ka treguar për herë të parë në publik se në moshë të vogël është abuzuar për 7 vite nga një “i fortë lagjeje”, me të cilin jetonin në të njëjtin pallat. Një rrëfim dramatik, ku për herë të parë në praninë e nënës së tij, moderatores, kamerave dhe publikut shqiptar, Elton Tozaj ka folur për një nga dramat më të mëdha të jetës së tij. Ai theksoi se kjo dramë ndikoi negativisht për shumë vite në jetën e tij, duke e futur në një qorrsokak, ku shpesh konsumonte alkool dhe lëndë narkotike, pasi vetëm aty gjente pak qetësi. Por edhe më i...