Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nga parkim makinash të braktisura prej 30 vitesh në park lojërash, Rama: Sot Shkodra po fiton një hapësirë të re jete
Me një video të postuar në rrjetet sociale, Edi Rama ka treguar se tashmë Shkodra ka një hapësirë të re për të luajtur fëmijët, e cila për 30 vite ishte përdorur për grumbullimin e makinave që nuk përdoreshin më. “Aty ku për 30 vite ishte një parkim i madh ndotjeje makinash të mbetura si “prova” nga proceset gjyqësore, sot Shkodra po fiton një hapësirë të re jete, me parkun “Dua të luaj”, një vend për fëmijët e familjet me mundësira argëtimi e rekreacioni për të gjitha moshat. Kjo risi e bukur për Shkodrën vjen si rezultat i bashkëpunimit mes Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Bashkisë Shkodër dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit”, shkruan Rama. Top Channel